Maradona kundër të gjithëve, sidomos kundër Infantinos. Por e ka dhe më bashkëkombasit e tij që veshin fanella të vendeve të tjera. “Pide de Oro” nuk humbet rastin për të lëshuar silurë nga të gjitha anët.

Pas barazimit me Leones Negros, Diegito ka lëshuar artilierinë e rëndë kundrejt argjentinasve të natyralizuar, sidomos për ata që kanë pranuar të luajnë për Meksikën, vend në të cilin ai sot punon. “Jam argjentinas dhe nuk do të kisha luajtur kurrë për asnjë vend tjetër. Nëse këtyre djemve u ofrohet një mundësi për të fituar Botërorin dhe kjo cilësohet e kënaqshme, unë mendoj se të përfaqësosh një cohë dhe të luash për zemrën, është një hendek i madh shumë”.

Po Infantino ç’hyn këtu? Hyn që çke me të sepse Maradona për këtë problem ka folur dhe me të. “Më pati thënë se gjërat do të ndryshonin, por në fakt kanë mbetur njësoj. Infantino nuk di t’i vendosë gjërat në vend, duhuet të konsultohet me ne lojtarët që kemi luajtur në Botërorë”.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: