Diego Maradona ka sulmuar presidentin aktual të FIFA-s, Sepp Blatter, të cilin e ka quajtur diktator Edhe pse është kritikuar shumë për qeverisjen e tij, zvicerani është sërish favorit, ndërkohë që Maradona tmerrohet nga ideja se FIFA mund të drejtohet nga Blatter edhe për 4 vite të tjera.

“Nën udhëheqjen e Sepp Blatter, FIFA është kthyer në një turp për të gjithë ata që e duan futbollin”, ka deklaruar Maradona.

“Në një kohë kur është e vështirë të gjesh dikë që e mbështet hapur, shumica mendojnë se ai do të fitojë sërish. Nocioni i një mandati të pestë në vitin 2015 është absurditet”.

“Pyetja ime për Blatter është: Çfarë ke bërë në këto 4 mandate? Unë them se kemi një diktator të përjetshëm, të cilit i mungon frymëzimi dhe pasioni që duhet të ketë futbolli”, ka shtuar argjentinasi.

Në garë për presidencën e FIFA-s ishin edhe Luis Figo dhe Michael van Praag, por të dy u tërhoqën si për të forcuar pozitat e Princit Ali përballë Blatter. Zgjedhjet do të zhvillohen këtë premte në kongresin e FIFA-s në Zyrih, ku fituesi duhet të sigurojë shumicën e votave nga 209 federatat anëtare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: