Roma nuk po arrin të dalë të fitorja, dy barazime në kampionat dhe një në kupë kanë kompromentuar ndjeshëm objektivat këtë sezon. Të besuarit e Mourinhos nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në transfertë ndaj Sassuolos.

Ishin miqtë që shënuan në limitin e pjesës së parë me Abraham, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Sapo nis e dyta, vendasit barazuan 1-1. Ishte Smalling që shënoi në portën e tij. Sfida ndizet edhe më shumë.

Është Sassuolo që shënon në minutën e 73’ me Traore, duke përmbysur në 2-1. Pesë minuta më pas vendasit mbesin me 10 lojtarë. Megjithatë, Roma do të barazonte vetëm në limite, pikërisht në minutën e 94’-t me Cristanten. Marash Kumbulla luajti titullar për 90 minuta, mori edhe një karton të verdhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb