Që kur tërmeti tronditi vendin, mëngjesin e 26 nëntorit, emisioni “Shqiptaret për Shqiptaret” ndryshoi formatin e tij, duke u kthyer ne një “maratone bamirësie” për tu ardhur ne ndihme atyre qindra njerëzve te prekur dhe dëmtuar nga kjo katastrofe natyrore. 26 orë transmetim televiziv live në Kosovë e Shqipëri, me rreth 5 milion shikime ne Facebook, dhe YouTube Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri ftuan shqiptaret ne çdo cep te globit qe t’i bashkoheshin kësaj nisme humanitare dhe reagimi ishte i jashtëzakonshëm.

Mijëra shqiptare iu bashkuan nismës dhe kontribuan qe nga shumat me te vogla, deri ne 250 mijë euro një person i vetëm. Gjate këtyre transmetimeve maratone u mblodhën përmes platformave te ndryshme online Goundme, Paypal dhe transaksioneve bankare rreth 6.2 milionë euro, ku kontribuuan 30 mijë vetë. Kjo maratone përveç aspektit monetar përçoi mesazhe te forta sensibilizimi dhe dashurie për njeriun. Maratonës se Bamirësisë iu bashkua i madh e vogël, ku pame fëmije qe dhuronin nga kursimet e tyre, te moshuar qe falen pensionin apo edhe nga ato nuk kishin te ardhura por ishin gati te dhuronin gjakun e tyre.

Çdo shqiptar u prek kur pacienti i onkologjikut dhuroi siguracionin e tij te jetës prej 38.000 eurosh për ata qe kane mundësi të jetojnë. Kontributet erdhën nga Shqipëria, Kosova, Zvicra, Gjermani, Austria, ShBA dhe kudo ku ka shqiptare. Kjo vërtetoi edhe njëherë mese miri edhe moton emisionit se edhe pse te ndare ne troje, ne zemër jemi një.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: