Mark Anthony dhe 23-vjeçarja Nadia Ferreira u bashkuan me martesë. Çifti u martuan në Muzeun e Artit Perez në Miami të shtunën mbrëma, me të ftuar special përfshirë David Beckham, Salma Hayek, Maluma, Romeo Santos, Eva Longoria, Marco Antonio Solís dhe Lin Manuel Miranda, sipas “Hola!”.

Nadia Ferreira kishte veshur një fustan nusërie të Galia Lahav me një bust të tejdukshëm të zbukuruar me lule. Nga ana tjetër, Marc Anthony zgjodhi një kostum Christian Dior.

David Beckham dhe biznesmeni Carlos Slim me gruan e tij, Maria Elena Torcuco, ishin njerëzit më të mirë të çiftit.

Mark Anthony dhe e dashura e tij Nadia Ferreira u fejuan në maj të vitit 2022.

Muzikanti 53-vjeçar dhe ish-konkurrentja 23-vjeçare e Miss Universe njoftuan fejesën e tyre gjatë një feste në restorantin Sexy Fish në Miami dhe Ferreira postoi një foto të unazës së saj të madhe diamanti në Instagram.

Këngëtari i “I Need You To Know” është martuar gjithsej katër herë, përfshirë edhe këtë me modelen e re. Në vitin 2000, Anthony u martua me aktoren Dayanara Torres, me të cilën ka dy djem. Pas katër vitesh ai u martua me Jennifer Lopez, duke pasur dy binjakë Max dhe Em. Më pas ai u martua me modelen Shannon de Lima në vitin 2014. Çifti u nda dy vjet më vonë dhe finalizuan divorcin në vitin 2017.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb