Federico Marcheti nuk po kalon aspak një moment të mirë te klubi i Lazio-s pasi prej një kohe të gjatë është rezerva e shqiptarit Thomas Strakosha. Me zhvillimet e fundit duket se ka përfunduar periudha kur gardiani gabonte por gjithsesi mbronte katërkëndorin e Lazio-s kur kishte një opsion si Etrit Berisha, i cili nga vera e kaluar zyrtarisht u bë futbollist i Atalantës.

Së fundmi portierin 34-vjeçar i kanë detyruar të lëshojë numrin që mbante, 22, pasi atë do ta marrë përforcimi në mbrojtje Martin Caseres. Ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak futbollistit i cili në shenjë revolte nuk ka pranuar të bëhet pjesë e fotos së përbashkët që u realizua në ekipin italian.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb