Ministrja e Kulturës, Elva Margariti i është përgjigjur deputetes së PD, Ina Zhupa për Parkun Kombëtar të Butrintit.

Ajo ka thënë se Butrinti nuk do të jepet me koncesion, por në të vërtetë sipas saj, po kthehen kokën drejt Evropës dhe Botës.

“Përgjatë seancës dëgjimore na u srevir spektakël i shëmtuar. Nuk do të doja të vishja kostumin publik duke abuzuar me votën e dhënë nga komuniteti. Më vjen keq që është abuzuar me kostumin publik dhe është harruar që ne jemi shembulli publik.

Ne jemi nëna, gra, motra. Duhet të paraqesim qytetari. Nuk kemi parë gra që shkulin mikrofona dhe gjuan me grushte. Kjo më rëndon si grua. Jam mirënjohëse që vendosëm theksin te qytetaria, kultura. Të mos trillojmë, jemi të veshur me kostum politik dhe duhet të jemi transparent. Nuk po jepet Butrinti me koncesion. Butrinti po kthen kokën drejt Evropës, Botës. Koha do e tregojë, por do ia tregojë atyre që nuk dinë të shohin ëndrra në diell”, tha Margariti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb