Qeveria ka aprovuar shpronësimin e Toptanëve dhe kjo godinë tashmë do të përdoret për artin dhe kulturën.

“Ka përfunduar saga e banesës së Toptanëve. Qeveria ka aprovuar shpronësimin e të gjithë pronësisë private të Toptanëve, e cila do kalojë në projektin e restaurimit dhe rijetëzimin e kësaj hapësire në Tiranë. Kjo nisëm sot i vë fundin një episodi të gjatë që në mesin e gushtit të këtij viti kaloi dhe në një ngjarje tragjike.

Sot qeveria mori vendimin që kjo sagë të përfundojë me shpronësim. Hapësira që do ngremë është në funksion të artit dhe kulturës. Godina ka histori që lidhet me banesën karakteristike tiranase. Ka vlera për historinë e saj si një nga hapësirat e para të librit. Sot kemi marrë vendimin që në të ardhmen të në do të përfshijmë një hapësirë tjetër për librin, American library për këtë kemi filluar dhe jemi në tratativa dialogu dhe me qeverinë Amerikane”, tha Margariti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb