E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Keti Margariti përgjegjëse, Sektori i Shëndetit të Kafshëve në MBZHR ka folur për tërbimin, vaksinimin e dhelpave të egra, shkaktarët kryesorë dhe përhapjen e sëmundjes.

“Tërbimi është një sëmundje zoonotike, më vdekjeprurëse. Çdo vit vdesin nga sëmundja e tërbimit rreth 70 mijë njerëz, kryesisht në vendet e zhvilluara Azi dhe Afrikë, ku 95% e rasteve janë fëmijë. Tërbimi është një sëmundje që transmetohet përmes kafshimit, ku rezervuaret kryesorë në Evropë dhe në vendet e Ballkanit janë dhelprat e kuqe. Periudha e inkubacionit është e ndryshme, studimet kanë treguar që zgjat nga 1-3 muaj, shumë rrallë shkon në 1 vit. Është një sëmundje që mund të kurohet përmes pastrimit të plagëve dhe imunizimit me vaksinë tek njerëzit. Është një sëmundje endemike që shfaqet në Evropë, por vitet e fundit është shfaqur edhe në Ballkanin Perëndimor. Përpjekjet kanë qenë gjithmonë të mëdha dhe është ndër prioritetet e BE, që përmes mekanizmave të ndryshëm është mundur që të luftohet si sëmundje. Studimet kanë treguar se numri i rasteve pozitive ka rënë. Aktualisht për vitin 2021, në kontinentin e Europës janë rreth 582 raste që janë shfaqur, si Moldavi, Rumani. Shqipëria nuk ka pasur, rasti i fundit ka qenë në vitin 2014, që është shfaqur në qarkun e Kukësit në një zonë në kufi me Kosovën. Disa nga vendet e Ballkanit e kanë ndërprerë fushatën e vaksinimit për shkak të fondeve, ndërsa për Shqipërinë është vendosur nga delegacioni Europian që ka alokuar më shumë dhe ka vendosur që të vazhdojë dhe me 3 fushata shtesë dhe pastaj Ministria mund t’i vazhdojë e pavarur fushatat”-deklaroi Keti Margariti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb