Aktorja Margot Robbie do të ketë një nga rolet kryesore në projektin e kukullës më të famshme në botë ‘Barbie’.

Warner Bros ka njoftuar së fundmi për kastin dhe datën e publikimit të filmit të ri. Nën drejtimin e Greta Gerwig dhe me skenar të Noah Baumbach, “Barbie” është duke u zhvilluar në projektin Mattel Films dhe Warner Bros. Kush është në kastin e filmit “Barbie”?
– Ryan Gosling

– Will Ferrell

– Amerika Ferrera

– Simu Liu

-Isa Rae

-Michael Cera

-Kate McKinnon

Çfarë dimë për filmin?
Filmi është shkruar nga Greta Gerwig dhe Noah Baumbach.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të dy Gerwig dhe Baumbach kanë punuar më parë në “Lady Bird”.

Burimet thonë se filmi donte të shfaqej që nga viti 2014. Pothuajse një dekadë më parë, filmi do të dilte në kinema.

Raportimet përshkruanin se Amy Schumer ishte kandidatja e përzgjedhur për të luajtur në “Barbie”.

Më pas, Anne Hathaway mori rolin e kukullës. Megjithatë, pati disa vonesa dhe filmi nuk u zhvillua kurrë.

Tani, Margot Robbie mori personazhin kryesor në filmin e fundit të Warner Bros.

Në vitin 2021, Margot Robbie foli për kukullën “Barbie” dhe e përshkroi atë si një lodër që “vjen me shumë lidhje nostalgjike. Por me këtë vijnë shumë mënyra emocionuese për ta sulmuar atë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: