Këngëtarja e njohur e muzikës pop, Mariah Carey njoftoi anulimin e koncertit të nesërm në Bruksel për shkak të pasojave të atentateve terroriste të së martës së kaluar në kryeqytetin belg, që shkaktuan vdekjen e 31 personave dhe plagosjen e më shumë se 270 të tjerëve.

“I dua jashtëzakonisht fansat e mi në Bruksel, por në këtë moment jam këshilluar ta anuloj koncertin pikërisht për sigurinë e tyre, të grupit tim shoqërues, të stafit dhe të të gjithëve”, njoftoi Carey në llogarinë e saj në Twitter.

Koncerti, në kuadër të turit të saj ”Sweet sweet fantasy tour Europe 2016”, do të duhej të zhvillohej në ”Forest National” të Brukselit.

Sonte, parashikohet që Carey të zhvillojë një koncert në Luksemburg.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: