Për më shumë se dy javë ajo pati debate me fansat e saj në rrjetet sociale për mënyrën sesi ajo e përdor photoshopin, por Mariah Carey, 47 vjec, duket se i ka lënë pas fjalët, duke shijuar një mbremje të këndshme në shoqërinë e të dashurit të saj në West Hollywood.

Këngëtarja e veshur me një fustan të zi të gjatë ka treguar si gjithmonë dekoltenë e saj shpërthyese, teksa ishte kapur për dore nga i dashuri i saj Bryan Tanaka, 34 vjeç.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: