Mariah Carey vazhdon të mbajë unazën me vlerë 10 milionë dollarë, të cilën ia kishte dhuruar për fejesë ish-parteri i saj, James Packer.

Këngëtarja është fotografuar gjatë fundjavës në New York me unazën e diamantit në gisht.
Diva e muzikës pop dhe miliarderi australian u ndanë vetëm nëntë muaj pas fejesës së tyre.

Burimet kanë thënë se Carey dhe Packer kishin arritur marrëveshje rreth çështjeve të tyre financiare në javën e kaluar dhe se këngëtarja e ka mbajtur unazën 10 milionë dollarëshe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb