Dy javë më parë festonin përvjetorin e lidhjes së tyre në Cabo San Lucas (Meksikë), me shumë foto të ndara në Instagram. ‘Happy Aniversary’, shkruante ai.

Më pas dicka ndaloi së funksionuari dhe historia e tyre e dashurisë thjesht ka mbetur në heshtje… Sipas Tmz, Mariah Carey, 47 vjec dhe i riu Bryan Tanaka, 33, janë ndarë.

Një marrëdhënie që ka zgjatur pak më shumë se 5 muaj, me puthje, përqafime në rrjetet sociale dhe në tapetin e kuq. Megjithatë duket se popstari nuk është mërzitur shumë, sepse ka njoftuar për një album të ri brenda vitit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: