Zbulohen emrat e tre shqiptarëve të arrestuar në Igumenicë pasi u kapën me sasi të ndryshme droge. “BalkanWeb” zbulon se ata janë Renols Mitat Meta, 29 vjeç, lindur në Burrel e banues në Sarandë, Jurgen Vladimir Gjonaj, 24 vjeç dhe Grisild Ajet Qoku, 30 vjeç nga Delvina.

Meta dhe Gjonaj u kapën pas mesnate në rrugën bujqësore në Drimitsa, Igumenicë, teksa transportonin në këmbë çanta që përmbanin 48 pako me 51 kg 10 gramë marijuanë.

Ndërsa Grisild Qoku u ndalua në Petusiou, Igumenicë, teksa lëvizte me një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër në të cilin u gjetën dhe sekuestruan 41 pako me 77 kg 270 gramë marijuanë. Gjithsej në dy operacionet u sekuestruan mbi 128 kg marijuanë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb