BRITANI E MADHE

Aktorja e Game of Thrones, Esmé Bianco ka paditur këngëtarin Marilyn Manson për sulm seksual. Padia pretendon se Manson e ka detyruar aktoren britanike për të kryer marrëdhënie seksuale, përmes drogës, forcës dhe kërcënimeve. Aktorja gjithashtu pretendon se këngëtari dhe menaxheri i tij e joshën atë të vinte nga Londra në SH.B.A. me premtime pune boshe.

Artisti ka hedhur poshtë akuzat e shumta për abuzim kundër tij, duke i cilësuar si “shtrembërime të tmerrshme të realitetit”.

Në shkurt, aktorja e Westworld Evan Rachel Wood e akuzoi publikisht Manson për abuzim në familje. Që nga ajo kohë, më shumë se 12 gra të tjera kanë dalë me akuza të ngjashme.

Bianco, e cila luajti Ros në Game of Thrones, ishte ndër disa gra që dëshmuan kundër Manson në fillim të këtij viti. Bianco thotë se ajo u takua me rokerin në vitin 2005. Sipas padisë, në shkurt të 2009-ës, ai e ftoi atë në Los Angeles për të filmuar një video muzikore. Por kur Bianco mbërriti ajo tha se në shtëpinë e tij nuk kishte asnjë ekip xhirimi. Bianco pretendon se ajo ishte privuar nga ushqimi dhe gjumi dhe iu dha drogë dhe alkool gjatë qëndrimit të saj 4-ditor.

Në ankesën e saj, Bianco thotë se Manson e detyroi atë për marrëdhënie seksuale shpesh të dhunshme dhe degraduese, ndonjëherë edhe kur ajo ishte pa ndjenja.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb