Një anije e madhe ruse është shkatërruar të enjten në portin e pushtuar nga Rusia të Berdyansk, në Ukrainën juglindore, sipas marinës ukrainase. Anija transportonte tanke, mjete tjera të blinduara dhe parashutistë.
CNN nuk mundi të konfirmonte pretendimin e Marinës, megjithëse videot e mediave sociale dukej se tregonin një zjarr shumë të madh me shpërthime dytësore në port.
Berdyansk ndodhet në detin Azov dhe është afërsisht 45 milje (70 kilometra) në jugperëndim të Mariupolit. Qyteti ka një bazë të vogël detare dhe një popullsi prej rreth 100,000 banorësh. Trupat ushtarake ruse pushtuan për herë të parë ndërtesat qeveritare të Berdyansk më 27 shkurt.
We are told that #Russian ships have been hit in the port of #Berdyansk. We are waiting for official confirmation or denial. pic.twitter.com/9mRmkm2FNu
— NEXTA (@nexta_tv) March 24, 2022