Pas miratimit të marrëveshjes mbrëmë në Kuvendin e Shqipërisë për portin e Durrësit, që do të ndërtohet nga kompania e Mohamed Alabbar, mediat arabe i kanë bërë jehonë lajmit.

ARTIKULLIMohamed Alabbarit i është dhënë drita jeshile për të ndërtuar marinën më të madhe të super jahteve në Mesdhe. Marrëveshja prej 2.5 miliardë dollarësh, e mbështetur nga Grupi i Kompanive të tij Eagle Hills, do të shohë një transformim të plotë të një pjese të vijës bregdetare shqiptare në qytetin e Durrësit.

“Është diçka për të cilën ne kemi punuar shumë në prapaskenë për një kohë të gjatë. Unë me të vërtetë nuk mendoj se do të gjeni diçka të tillë”, -tha Alabbar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I njohur si “Durrës Yachts and Marina”, Durrësi po projektohet si “një nga qytetet e reja më të qëndrueshme, duke përfshirë praktika miqësore me mjedisin, hapësira të gjelbra dhe teknologji inteligjente për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe emetimet e CO 2”.

Porti do të akomodojë jahte dhe super jahte deri në 120 m, së bashku me hotele, rezidenca private, shëtitore, dyqane, restorante dhe argëtim. Ai do të përfshijë gjithashtu terminalin e parë të Shqipërisë për linjat ndërkombëtare të lundrimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb