Marina e Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë kreu një operacion në shkallë të gjerë kundër anijeve të përdorura për transportin e paligjshëm të njerëzve, sipas agjencinë siriane të lajmeve SANA.
“Si rezultat i përleshjeve që zgjatën disa orë, u ndaluan disa kontrabandistë dhe armët dhe pajisjet e gjetura tek ata u konfiskuan”, tha Ministria e Mbrojtjes.
Ministria shtoi se të ndaluarit iu dorëzuan agjencive përkatëse të zbatimit të ligjit për ndjekje penale. Operacioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Mbrojtjes për të luftuar kontrabandën.
(A.A/BalkanWeb)