TIRANE

Për Marinën ka qenë një sezon i suksesshëm. Moderatorja ka mbyllur një sezon të mbarë me “Klanifornia”, duke ia dal ta shndërrojë këtë format ndër më të dashurit për publikun. Ndërkaq menjëherë ajo i është dedikuar edhe biznesit.

Ashtu si vetë biondja simpatike ka rrëfyer, tani ka sjellë në Shqipëri brandin “Elisabetta Franchi”. Pas disa kohësh takimesh dhe njohje me stilisten e famshme ndërkombëtare, duket se Marina ia ka dal që ta sjellë në vendin tonë emrin prestigjioz. Ndryshe nga verat e tjera që e kanë gjetur në udhëtime, kjo stinë e gjen atë me më pak kohë të lirë, kryesisht edhe nga biznesi.

Por duket se në rrjetet sociale kanë nisur aludimet se prezantuesja është në pritje të ëmbël. Fillimisht kanë qenë disa portale ato që kanë dhënë këtë lajm rreth Marinës, duke zgjedhur të japin pak detaje rreth këtij lajmi. Kujtojmë që nga martesa e saj me Getoarin, të shpeshta kanë qenë lajmet rreth një shtatzënie, por duket se të gjitha herët Marina ka zgjedhur t’i përgënjeshtrojë, pa pasur nevojë të reagojë. Ndërkaq edhe në Instagramin e saj, duket se fansat nuk e kanë lënë pa e pyetur rreth kësaj shtatzënie që në muajin qershor.

Në një foto të postuar rreth një muaj më parë, ajo shkruan: “Më mori malli për të gjithë ju”. Menjëherë ndjekësit kanë vërshuar me komente duke i treguar dashurinë moderatores. Por disa prej tyre kanë ngritur dyshimet se moderatorja mund të jetë shtatzënë. Të shumë janë ata që kanë komentuar duke e pyetur moderatoren se si e ka bebushin. Në foton e postuar Marina ka fotografuar vetëm portretin dhe mban veshur një bluzë të gjerë që me siguri ky detaj ka bërë ndjekësit të mendojnë se bukuroshja e ekranit është në pritje të ëmbël.

Në postimet e fundit që biondja seksi e ekranit ka, pak mund të dallojmë nëse kemi një bark të rrumbullakosur poshtë formave perfekte që Marina gëzon. E duke njohur anën e saj diskrete, vështirë se do të konfirmojë gjë vetë prezantuesja. Do të na duhet të presim kalimin e muajve për të mësuar nëse një nga emrat më të dashur të shoëbizzin tonë do të bëhet nënë për herë të parë, apo edhe këtë herë lajmet janë ‘një alarm fals’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: