Moderatorja Marina Vjollca ka kaluar disa ditë të vështira së bashku me vajzën e saj Marget, pasi të dyja u infektuan me koronavirus.

Ditën e djeshme Marina tregoi se më në fund kishte rezultuar negative, ndërsa tregonte edhe testin me foto. Por ndjekësit e saj ishin kureshtarë në lidhje me gjendjen e saj dhe simptomat që ka pasur.

Kështu një ndjekës e ka pyetur moderatoren: “E kalove me vështirësi Covid 19, çfarë simptomash pate?”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa moderatorja ka zbuluar simptomat dhe gjendjen e saj shëndetësore në një postim në Instastory.

“Në fillim pata dhimbje fyti, dhimbje koke dhe shumë dhimbje trupi. Për rreth 5-6 ditë pata 38-39”- shkruan Marina, e cila zbuloi gjithashtu se edhe vajza e saj Marget ishte infektuar.

“Po na zuri të dyjave bashkë, e kemi qenë të mbyllura deri sot në mëngjes”– tregoi Marina duke shtuar se është kujdesur vetë për të bijën për të mos rrezikuar pjesëtarët e tjerë të familjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb