FLORIDA

I kthyer në port pas 7 muajsh nga Gjiri Persik, marinari Bryan Woodington ka zbritur i pari nga US The Sullivans dhe ka puthur bashkëshortin Kenneth përpara telekamerave.

Ajo që e ka bërë të veçantë puthjen mes Bryan dhe Kenneth-ka qenë fotoja, që të fotografuar duken sikur riprodhojnë pikërisht foton historike të marinarit dhe infermieres në fund të Luftës së Dytë Boterore në Times Square.

‘Bryan më kishte thënë që të vishesha plotësisht me të bardha sepse donte të ribënte foton e famshme, por nuk e dinte që kishte fituar lotarinë deri në ditën kur u kthye’.

Është traditë që një marinar të fitojë privilegjin për të zbritur i parë nga anija dhe të puthë të dashurit e tij përpara kamerave. Kështu ka qenë për Woodington, marinarin e bardhë dhe bashkëshortin afro-amerikan. Por ky çift nuk ka qenë homoseksuali i parë që ka fituar këtë lotari speciale të Marinës. Në 2011 ka qenë e para një çift lezbikesh.

Pamjet e puthjes, të postuara në Facebook edhe nga autoritetet portuale të Mayport, ka përfunduar në lajmet e televizioneve lokale që kanë marrë gjithashtu edhe shumë mesazhe proteste.
Por ashtu siç shkruan Jacksonville, News 4 Jax, dëshmitë pozitive dhe urimet i tejkaluar polemikat.

(da.xha/BalkanWeb)

Marinaret Puthen
Marinaret Puthen

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb