MARINZË-Tre persona të armatosur kanë tentuar të vjedhin naftë në një nga puset e Marinzës. Hajdutët janë pikasur nga roja i pusit dhe kanë shkrehur armën në drejtim të këtij të fundit.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: