“Jam fejuar dhe jam i dashuruar, nuk dua asnjë ndërhyrje”. Mario Ballotelli pas muajsh të tërë heshtjeje sentimentale del hapur dhe flet për të përjavshmen Chi se është në një lidhje. Bëhet fjalë për ish pjesëmarrësen e ‘Temptation Island’ dhe ‘Uomini e Donne”, Alessia Messina.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Futbollisti duket se ka shkuar dhe është prezantuar edhe me familjen e vajzës në Sicili. Pas fotove të shumta të kapura nga paparacët gjatë verës, Ballotelli i befason të gjithë teksa rrëfen që është i dashuruar.

Ajo që duket se ka bërë të kapitulloje playboy e futbollit është bukuroshja brune Alessia Messina, e cila ka marrë pjesë në transmetime të ndryshme televizive. 27-vjeçarja siciliane, kishte marrë pjesë edhe tek emisioni i Maria De Filippit dhe ishte zgjedhur nga Amedeo Andreozzi.

E përjavshmja Chi ka fotografuar Marion dhe Alessia në një lokal të Piazza Armerina, ku vajza është rritur. Futbollisti duket se është kokë e këmbë i dashuruar me Messsina, të cilën e frekuenton prej muajsh. Ai gjithashtu ka fluturuar drejt Siçilisë për tu prezantuar edhe me familjen e saj, duke e bërë lidhjen e tyre edhe më serioze.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb