Mariupoli, një nga qytetet më të prekura nga agresioni rus në Ukrainë, prej ditësh përflitet për mundësinë e përhapjes së kolerës.

Ditën e sotme, Kryetari i bashkisë Vadym Boychenko, është shprehur se dhjetëra banorë mund të jenë të sëmurë dhe ky numër pritet të rritet.

“Kolera, dizenteria dhe sëmundje të tjera infektive janë tashmë në qytet, por autoritetet e okupimit] po e fshehin atë. Qyteti është mbyllur për karantinë. Askush nuk lejohet të hyjë dhe të dalë.

Ky është një infeksion. Përhapet shumë shpejt. Nuk ka asnjë mënyrë për ta parandaluar. Pa mjekë, pa spitale për sëmundjet infektive. Ata kanë shkatërruar një spital të tillë në qytetin tonë, duke përfshirë të gjitha pajisjet. Na kanë vrarë mjekët. Kjo luftë infektive mund të marrë mijëra jetë”, është shprehur ai.

Sipas tij, nuk ka raste të dokumentuara të të sëmurëve nga kolera që trajtohen në spitalin e qytetit, pasi nuk ka akses në spital.

Megjithatë, Boychenko është i bindur se ka kushte të mjaftueshme për një shpërthim kolere në Mariupol.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb