TIRANE

Mariza Ikonomi është ndër të paktat këngëtare që ka arritur të fitojë vëmendjen e publikut jo me skandale apo foto provokuese, por me talentin e saj.


Në një intervistë pak muaj më parë, këngëtarja shqipare shprehu hapur që moderatori me të cilin ajo do dëshironte të martohej ishte Isli Islami. Por Mariza nuk u ndal me kaq duke i propozuar për martesë Islit.

Edhe pse ajo pranoi se po bënte shaka, sërish i mëshoi faktit se Isli është vërtetë djalë i mirë dhe nga ata të cilët është me fat t’i kesh në krahë.

Ndërsa paraditën e sotme, këngëtarja e ftuar në ‘Ëake Up’ u ngacmua për propozimin që i kishte Islit. Dhe Isli ishte gati të ‘martohej” me këngëtaren, madje kishte sjellë dhe llokumet, të cilat i hapën e i hëngrën live. Sigurisht që gjithçka ishte një shaka dhe shkaktoi shumë të qeshura në studio.
(BalkanWeb)