Mariza Ikonomi është një nga këngëtaret e vërteta shqiptare, e cila falë talentit të saj ka gdhendur emrin në artin shqiptar.

Në “Dola te Ola” kantautorja foli për marrëdhënien që ka me familjarët e saj. Ajo theksoi se është shumë me fat, pasi është rritur në një familje me shumë dashuri.

Këngëtarja zbuloi se do të donte që mamaja e saj të ishte artiste, pasi asaj i pëlqente shumë muzika. Stafi i programit kishte mundur të siguronte një video të këngëtares me të ëmën, ku ato këndonin këngën  “O vemi, o s’vemi”.

Mariza tregoi se kjo këngë është e preferuara e familjes së saj dhe që e këndojnë në çdo gëzim familjar. Më tej ajo shtoi se e ëma për shkak të sistemit nuk ishte marrë dot me art dhe kishte vazhduar studimet për laborante, ndërkohë babai i saj ka qenë inxhinier mekanik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb