TIRANË- Jo pa emocione, pa suspansë dhe reagime ka kaluar fjalimi i deputetit Mark Frroku para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalën, të cilën e kishte paralajmëruar që dje avokati i tij, Sajmir Visha, Mark Frroku është betuar para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë se nuk ka kryer asnjë vrasje në shtetin belg. Frroku theksoi edhe një herë se në kohën kur ka ndodhur vrasja nuk ka qenë në shtetin Belg por në Shqipëri. Ai tregoi se familja e tij ka bërë be, në prani të klerikëve dhe 24 burrave para familjes së viktimës Kurti.

Më tej ai theksoi se ka respektuar Kushtetutën dhe se do sqarojë pikë për pikë gjithë çështjen për të cilën akuzohet në Belgjikë. Frroku tha se nuk do ti kërkojë kolegëve të tij të mos votojnë për arrestimin e tij dhe shtoi se çështjen do ta zgjidhë me drejtësinë shqiptare.

“Pas një jave ndodhen sërish në këtë vend me një akuzë tjetër nga Prokurori i Përgjithshëm. Në rastin e parë e pashë të arsyeshme të flas nga karrigia e deputetit tani jam në këtë foltore të shenjë. Jam betuar si deputet dhe si malësor se nuk kam kryer asnjë vepër penale, asnjë krim në jetën time. Nuk kam vrarë dhe nuk kam shtyrë asnjë njeri në jetën time për të vrarë njeri. Nuk ka asnjë vendim të formës së prerë në asnjë gjykatë shqiptare apo belge apo në asnjë vend të botës. Kam respektuar Kushtetutën si qytetar, si sipërmarrës dhe si deputet. Sot jam gati t’ju shpjegoj dhe sqaroj para zgjedhësve të mi të gjitha akuzat që bëhen ndaj meje. Do zgjatem paksa por kini durim. Është e vërtetë që në 1998 unë kam emigruar drejt Belgjikës si gjithë shqiptarët nga hallet tona dhe kam kërkuar azil politik. E vetmja rreugë për të siguruar një dokument në BE ishte paraqitja si shqiptar i Kosovës. Pasi kam qendruar për rreth 4-5 muaj më është refuzuar qëndrimi atje dhe kam lënë Belgjikën dhe jam kthyer në vendin tim. Pas kësaj unë për herë të parë emrin e Aleksandër Kurtit e kam dëgjuar pak pas kësaj ngjarjeje që ndodhi. Dua ti shpreh ngushellimet e mia familjes Kurti, bashkohem me dhimbjen e tyre dhe ju garantoj që nuk kam lidhje me këtë çështje. Trupi i pajetë u gjet më 5 mars 1999. Kam deklaruar se nuk kam qenë në Belgjike në këtë kohë dhe deri në 2004 unë nuk kam shkelur kurrë në atë vend. Këtë gjë ua kemi bërë të qartë organeve belge unë dhe avokatja ime.

Familja ime i ka bërë bé familjes Kurti, në sy të klerikëve dhe 24 burrave. Shumë prej jush e kuptoni mirë çfarë do të thotë bé dhe falje gjaku. Është një ndryshim shumë i madh dhe ftoj median ta përcaktojë mirë këtë çështje. Bërja bé me 24 burra dhe falja e gjakut ka ndryshim shumë të madh. Familja Frroku i ka dalë borxhit me moral familjes Kurti. Do tu lutesha mediave që këtë informacion që ka sjellë Belgjika, ta verifikojnë mirë. Unë kam edhe pamjet filmike dhe firmat e këtyre 24 burrave që ne i dalim borxh kësaj familjeje. Unë nuk i jam shmangur për asnjë moment përgjegjësisë ligjore. Për 16 vjet autoritetet dhe drejtësia belge nuk ka gjetur asnjë provë. Po ashtu edhe avokatja belge e ka provuar se unë në atë kohë nuk gjendesha në Belgjikë. Fatkeqësisht këtu të bëjnë edhe kriminel edhe tutor edhe gjithçka. Në vitin 2004 autoritetet belge më kanë ndaluar dhe më kanë liruar pas dy muajsh pa asnjë kusht. Në vitin 2010, u dënova me 10 vite burg në mungesë në Belgjikë por Gjykata e Lartë e shpalli të pavlefshëm dhe ktheu çështjen. Pas 16 vitesh drejtësia atje nuk ka gjetur qoftë edhe një provë sado të vogël ndaj meje. Sot jam kryetar i një partie, jam i ri në këtë parti dhe në politikën shqiptare. Shumë kush ja dedikon suksesin kësaj partie Mark Frrokut dhe pasurisë së tij që ka arritur me biznes. Unë i kam neveritur këto zëra. Shkodranët, pukianët e kanë votuar jo sepse jam unë i pasur, këtu ka edhe më të pasur se unë dhe ata që kandiduan ishin të pasur se ishin në pushtet. Ato njerëz që shpifin dhe bëjnë politikë me akuzat ndaj meje dhe hallet e mia, nuk dinë të bëjnë gjë tjetër vetëm të shpifin dhe përbaltin figurën time. I jam nënshtruar ligjeve të shtetit shqiptar. Kam hyrë në zgjedhje, duke plotësuar të gjitha kushtet për tu zgjedhur. Mandatin ma ka dhënë sovrani, ma ka certifikuar KQZ. Nuk jam futur në këtë parlament nga dritarja por nga dera dhe 1 milion vota ishin përgjigja më e mirë për qeverisjen e kaluar. Po them nga kjo sallë se kush kërkon të kriminalizojë këto vota,  e ka shumë gabim. Nuk ka bandë që blen votën e popullit për ndryshim. Duan ta helmojnë politikën duke kërkuar banditë në këtë parlament. Unë nuk lejoj askënd që ti shesë shqiptarëve dekriminalizimin si sapun për djath, duke përdorur kufomën time politike dhe duke hedhur baltë mbi figurën time dhe familjen time. Në këtë sallë janë bërë shumë amnisti, pazare të pista. Unë nuk jam këtu për ti bërë gjyqin askujt por për të mbrojtur veten time, dinjitetin tim. Unë kam reaguar kur u publikua lajmi në media i autoriteteve belge. Asnjë gazetar nuk më mori në telefon për të më pyetur. U duk që ishte një trafik mediatik, shantazh. E kam sqaruar edhe politikisht këtë histori, kush ka pasur vesh e ka kuptuar”, deklaroi ai.

Më tej Frroku theksoi se nuk ka rëndësi nëse Kuvendi voton pro apo kundër kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e tij sepse cështjen e tij do e zgjidhë me drejtësinë.
“Gjeja më e keqe është shkatërrimi i imazhit për personin që përfaqëson vullnetin e popullit në këtë sallë. Unë nuk kam kërkuar mbrojtje as nga Ministri i Brendshëm as nga kryeministri Edi Rama. Deputetëve të opozitës do ju them se as për çështjen e vëllait tim nuk kam qenë skllav i kryeministrit as kryetarit të kuvendit, jam skllav vetëm para zotit. Unë të nderuar deputet nuk jam këtu t’ju kërkoj votën kundër kërkesës së prokurorisë por kërkoj të mos e fusni fare në rendin e ditës kjo është një çëshje që i kërkon drejtësisë dhe vetëm me drejtësinë shqiptare unë do e zgjidh çështjen time apo të drejtën time”.

Kuvendi votoi sot kërkesën e dytë të Prokurorisë që kërkoi autorizimin e parlamentit për arrestimin e deputetit Mark Frroku, me 113 vota pro.

Pas daljes nga Parlamenti, Frroku u tha gazetarëve se nuk është në kundërshtim me vendimin e parlamentit.

“Vendimi i parlamentit do merret, nuk jam ne kundërshtim me vendimin e parlamentit”, tha ai para se të hynte në makinën e policisë.

mark frroku largohet nga kuvendi

MBËRRIN NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME AUTORIZIMI I KUVENDIT PER ARRESTIMIN E FRROKUT
Pas votimit në seancë plenare autorizimi i Kuvendit për arrestimin e deputetit Mark Frroku ka mbërritur në Prokurorisë e Përgjithshme. Ndërkohë pranë shtëpisë së deputetit vërehen forca të shumta policie. Parlamenti votoi me 113 vota pro kërkesën për arrestimin e Frrokut.

RISTANI: MBESHTESIM PA REZERVA ORGANIN E PROKURORISE
Ora 11:05- Deputeti i PD-së Arben Ristani theksoi se edhe opozita e mbështet kërkesëne prokurorisë për deputetin Frroku. Ai theksoi se opozita parlamentare ka shprehur shqetësimin për përfshirjen nga mazhoranca të personave me rekorde të tmerrshme kriminale më herët dhe se Kuvendi duhet te kishte dhene autorizimin per kete ceshtje shume kohe me pare. “Jemi ne ketu per ta sqaruar ceshtjen ashtu sic eshte…Kryetari i Kuvendit gjithashtu heshti…Frroku kishte fshehur ne makinen e tij nje person qe kekrohej nga policia te nje personi per trafik narkotikesh. “Rama siguroi përmes Frrokut fshehjen e të vërtetës për akuzën e vrasjes së dy deputeteve duke mos lejuar proces të plotë për këtë cështje. Opozita ia ka bërë me dije Ramës këto fakte që më shumë se një vit më parë, por Rama nuk i lejoi organet përkatëse te vepronin. Fshehja për disa muaj e kërkesës së Interpolit Bruksel është veprim i qartë që tregon mbështetjen ndaj Frrokut”¬ tha Ristani. Ai akuzoi Ramen si pergjegjes per kete situate, duke thene se “Rama është ekspozuar si njeriu që erdhi në pushtet e po qeverisë me votat e krimit dhe po me krimin po manipulon drejtësinë”. Me tej Ristani ka vijuar me leximin epjeseve te relacionit te Prokurorise, referuar shkreses se ardhur nga Belgjika qe e akzuojne Frrokun per vrasje. Vepra penale qe eshte akuzuar deputeti eshte shume e rende…deputetet e opozites inkurarojne punen e organit te prokurorise per te vijuar punen…,mbeshtesin cdo kerkese te prokurorise per dhenien e lejes…PD ka miratuar lejen per prokurorine ne te gjitha rastet, pavaresisht kur deputeti i akzuuar ka qene pjese e grupit te saj parlamentar apo i opozites. Vleresojme se Kuvendit duhet te jape autorizmin per arrestimin e dpeuteti Frroku. Kerkesa e prokurorit ne perputhje me Kushtetuten dhe Kodin Penal. Kjo ngjarje eshte shume serioze dhe aspak normale per Kuvendin e Shqiperise… Duke folur per deputete te inkriminuar ne Kuvend, Ristani tha: Veper e qarte e krereve te mazhorances qeverisese Rama¬Meta. Distancohemi nga ky model perfaqesimi i shqiptareve…Mbeshtesim pa rezerva organin e prokurorise… kerkesa e prokurorit te pergjithshem eshte plotesisht e drejte. Kuvendi duhet te kishte dhene autorizimin per kete ceshtje shume kohe me pare…Kerkesa belge ka ardhur me 8 janar 2015…mbajtja e fshehte te le te dyshosh se eshte bere nga dyshja Rama¬Meta. Me 23 janar 2015 Interpoli ka sjelle material shtese…serish zyrtaret e Rames s’kane bere asnje levizje…vetem me 27 mars kur Frroku kishte dhene deshmine per ceshtjen ‘Meta’…e bene me dije.”- u shpreh Ristani.

Sipas tij, vepra penale e prezumuar është e një natyre të rëndë. “Kërkesa duhet merituar. Anëtarët e opozitës në Këshill mendojnë se kjo është një çështje shumë serioze. Gjejmë rastin të distancohemi nga ky model përfaqësimi i qytetarëve. Nuk është i duhuri për shqiptarët. Miratojmë kërkesën e Prokurorit të përgjithshëm për dhënien e autorizimit të lejes për arrestimin. Jemi të bindur se dorëheqja e Ilir Metës do ti shërbente hetimit të plotë dhe të pavarur”, tha Ristani.

BERISHA: FYERJE PËR PUBLIKUN, NUK PËRMENDEN AKUZAT
Ora11:00- Ish kryeministri Sali Berish kërkoi që deputeti Subashi të përmbendte edhe akuzat e Prokurorisë për deputetin Frroku. Sipas Berishës kjo është fyerje për publikun. “Nuk ka fyrje më të rënë për publikun se në një akt të till. Mblidhet parlame ti dhe me fuqinë e tij vendos për arrestimine një deputeti dhe përfaqësuesi i mazhorancës nuk guxon të shqipërojë ansjë nga frazat se përse prokuroria kërkon arrestimine tij. U flet shqiptarëve me një gjuhë të cilën i indferiorizon ata në nsnjë shkallë ekstreme. Të paktën të citohen frazat kryesore të klërkesës së prokurorit të përgjithshëm për arrestim e një deputeti që sipas gjykatës së apelit të belgjikës ka kryer vrasje në një stacion treni. Nuk veprojhet në këtë mënyrë.”- u shpreh Berisha.

SUBASHI: PRO KËRKESËS SË PROKURORISË PËR MARK FRROKUN
Ora 10:55- Deputeti i PS-së Armando Subashi prezantoi qëndrimin e mazhorancës lidhur me çështjen Frroku. Ai u shpreh se mazhoranca është pro votimit të kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e deputetit. “Nuk po ndalem në rrethanat e çështjes çka janë paraqitur në këtë raport. Mbasi dëgjuam palët dhe diskutimit që bëmë në këshill të gjithë deputetët u shprehën në parim dakord për ti dhënë rrugë kërkesës se prokurorisë. E rëndësishëm është që edhe deputetët e opozitës dhe të mazhorancës u shprehën dakord për ti dhënë rrugë kësaj kërkese. Realisht ka disa probleme të diskutueshme qoftë jo vetëm nga pikëpamja e rregullores së kuvendit. Në këshill u vendos me konsensus të plotë që ti jepet rruga kërkesës së prokurorisë me shpresën që do bëjnë punën e vet në përputhje me ligjin dhe kushtetutën. Ne jemi dakord që Kuvendi i Shqipërisë ti hapi rrugë kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Mark Frrokut.”- u shpreh Subashi.

 

(m.k/ar.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: