TIRANE- Deputeti Mark Frroku ka vendosur të heqë do të nga mandati i tij. Nëpërmjet një kërkese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Frroku kërkon të mos ketë më mandatin e deputetit. Kjo kërkesë është konfirmuar edhe nga vetë avokati i deputetit, Saimir Vishaj, i cili shprehet se klienti i tij “tërhiqet pa pritur vendimin e kushtetueses”.

“Dorëheqja vjen për të mos ndikuar në organet ligjzbatuese. Unë rrjedh nga një familje me tradita nga Kqira i Pukës. Për një jetë më të mirë kam emigruar jashtë vendit, e më pas u transferova në Tiranë, ku ngrita bizneset. Dorëheqja vjen për shkak të një gjyqi në Belgjikë, i cili prej 17 vitesh ka mbetur pa asnjë vendim. Ky kalvar vuajtjesh është me motive politike, dhe daton në momentin e divorcit tim me partinë shtet, me PD”, shpjegon Frroku në kërkesën e tij.

Deputeti Frroku akuzohet për vrasje në Belgjikë dhe që prej gati 7 muajsh gjendet i burgosur.

Këshilli i Mandateve u mblodh në muajin tetor për të diskutuar heqjen e mandatit të Frrokut, dhe pas kësaj dërgoi çështjen “Frroku” në Kushtetuese.

Deputeti Mark Frroku ka mbi 6 muaj që nuk merr dot pjesë në seanca, ndaj ditën e sotme i ka dërguar kërkesë Kuvendit për dorëzimin e mandatit.

I dyti në listë pas Mark Frrokut, vjen Arben Frroku, i cili është dënuar nga Apeli për vrasjen e Dritan Lamajt. Ndërsa, e treta në listë renditet Mirela Ferracaku.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: