TIRANE – Kristiandemokrati Mark Frroku që ndodhet prapa hekurave, pasi dyshohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Bruksel, 16 vite më parë, ka bërë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë.

Avokati i Mark Frrokut e ka argumentuar kërkesën me faktin se tashmë ka kaluar afati 6 mujor dhe nuk janë marrë prova të reja.

Mark Frroku ka “trokitur” deri në Strasburg, ku kërkon që të cilësohet i paligjshëm arrestimi i tij, pasi argumenton se në këtë mënyrë i janë mohuar të drejtat dhe liritë e tij, jo vetëm personale, por edhe politike.

Kristiandemokrati Mark Frroku po hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme për akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim në dëm të Aleksandër Kurtit, në një stacion treni në Bruksel në vitin1999. Ndërkaq, prokuroria po zhvillon hetimet dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: