TIRANE- Avokati i ish-deputetit Mark Frroku ka kërkuar sot në Gjykatë gjykim të shkurtuar për klientin e tij, ndërsa Prokuroria ka kërkuar kohë për të shprehur qëndrimin e saj.

Lidhur me këtë kërkesë të avokatit të Frrokut, Gjykata do shprehet në orën 14:00 të ditës së sotme.
Më herët avokatët mbrojtës të Frrokut i kërkuan trupit gjykues lirimin e klientit të tyre, duke argumentuar tejkalimin e afateve për gjykim.

Ndërsa vetë Mark Frroku në seancën e kaluar përsëriti edhe njëherë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe as me akuzat që ka ngritur ndaj tij prokuroria.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: