TIRANË-Deputeti Kristian Demokrat, Mark Frroku, i gjendet pranë edhe nga burgu ekipit të zemrës Tërbunit. Frroku ka gjetur mundësi të postojë në facebook një status ku shprehet se i lutet zotit për fitoren e Tërbunit. Deputeti shkruan se edhe pse nuk mundet të jetë në stadium, ai është pranë ekipit, për të cilin shpreh siguri se do të futet në elitën e futbollit shqiptar. Nuk dihet nëse ka qenë vetë Frroku që e ka bërë postimin, apo ai është shkruar nga ndonjë person që e administron atë nga jashtë.

Postimi i plote
Edhe unë sot jam Ultras: Të gjithë mbështesim Tërbunin! Të dashur vëllezër, miq dhe mbështetës të Tërbunit! Unë sot jam me mendje dhe me zemër, me djemtë e talentuar të Elvis Plorit. Unë sot jam një Ultras. Unë jam një prej “Shqiponjave të Veriut”. Pamundësia për të qenë sot pasdite në stadiumin “Ismail Xhemali” në Pukë, nuk më pengon për t’u lutur në Zot për fitoren e madhe që na pret këtë të shtunë. Sot, pas shumë dekadash, skuadra e Tërbunit do të futet në elitën e futbollit shqiptar. Ekipi i mrekullueshëm e ka bërë historinë gjatë gjithë kampionatit, por sot do të bëjë realitet ëndrrën e përhershme të pukjanëve që ekipi i zemrës të luajë në Super¬Ligë. Prandaj gjej rastin t’iu bëj thirrje të gjithë pukjanëve, miqve dhe dashamirësve që të bëjnë të njëjtën gjë; të mbështesin masivisht ekipin e tyre, dhe presidencën e Tërbunit. Fitorja është e jona pasi ne nuk kemi humbur kurrë. I juaji Mark Frroku.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: