TIRANE- Deputeti i PKD­-së, Mark Frroku, i cili gjendet në burg për llogari të drejtësisë belge nën akuzën për vrasje, do të ‘rikthehet’ në Kuvend ditën e martë pas më shumë se gjashtë muajsh mungesë.

Ditën e martë, më 20 tetor, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, ku do të diskutohet mbi heqjen e mandatit të Mark Frrokut.

Ai është njoftuar përmes një shkrese nga Kuvendi për të marrë pjesë në këtë mbledhje. Frroku mund të marrë pjesë, ose mund të dërgojë përfaqësuesit e tij në mbledhjen e 20 tetorit, shkruan “Panorama”.

Mbledhja vjen pak ditë pasi opozita akuzoi mazhorancën se po e mbronte mandatin e Mark Frrokut. PD­ja argumentonte se atij i ishte djegur mandati, pasi ka mbi gjashtë muaj që mungon në Parlament, për shkak se është nën arrest me burg.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: