Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës dhe pedagogu Mark Marku i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për Lulzim Bashën si krytar i PD dhe lidër i opozitës.

Marku thotë se Basha nuk është agresiv dhe momentalisht po realizon një fushatë post-moderne dhe post-komuniste.

Sipas tij nuk i duhet vendosur faji Bashës që ka 8 vite në opozitë, pasi edhe gjithë liderat e tjerë të PD dhe PS kanë qëndruar po aq në opozitë.

Ai thekson se Basha kërkon të sjellë një jetë politike normale me një qeveri që me sa ka mundësi të ndihmojë njerëzit.

‘’Ndikimi i Berishës, nuk besoj se ky është problemi në PD, është rrezik hipotetik. Shiko, të kërkosh dmth që ore po mirë ka ndikim, pse? T’i thuash pse ke ndikim, po si e ushtron ndikimin.

Njerëz që ne i takojmë njëherë Berisha i ka takuar 50-100 herë, pastaj lidhje emocionale etj. Do i kërkojmë Ramës mos ketë ndikim pas disa vitesh, ti ke Nanon. Unë që kam qenë kundër Nanos, tani e mendoj.

Krijon dhe aversion. Kombinimi i përvojës, e reja, shoqëria civile, njerëzit nga bota akademike. Nuk e sjellin as 1,2 apo 5.

Pse ja quajmë si faj Bashës që ka 8 vite në opozitë? Njeriu piqet në opozitë. Mos i kërkojmë Bashës atë që nuk i kemi kërkuar të tjerëve. Kurrë s’kam thënë Rama të ikë kur ishte në opozitë. Të provojë zgjedhjet e tjera.

Ne mos kërkojmë që lideri politik të bëjë ideologji. Vetëm këtu pretendojnë. Lideri politik ka një organizatë të cilën duhet ta menaxhojë, dhe duhet të tregojë çfarë do bëjë. Si po shfaqet Basha, i dsikutueshëm. S’kemi pse kërkojmë tek Basha. Të kërkosh atë që e ke pasur para. Nuk është agresiv, do të ndërtojë strategjinë e vet politike me metoda graduale. S’ka pse të jetë agresiv.

Aty duhet ta kërkojmë. Është forca politike që po mbështetet mbi ekonominë dhe problemet. Ti çosh njerëzit të diskutojnë për problemet e tyre. Duke i çuar përherë në diskurs politik, gati gati të përgjakur në fushata, i bën njerëzit të harrojnë jetët e tyre. Partitë shkojnë në fushata pastaj shkojnë me projekte ideologjike të pamatshme. Kjo matet pastaj si reflektohet në aspektin financiar, simulimin e biznesit. Do ja masësh atë në 1-2 vite. Po bën një fushatë post-moderne, post-komuniste. Është lider i tillë. Duhet t’i kërkojmë modelet e së ardhmes. Një jetë politike normale. Jo agresiv. Qeveri që merret me sa ka mundësi të ndihmojë qytetarët. ‘’- tha Marku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb