Deputeti i zgjedhur i PD-së, Enkelejd Alibeaj nga foltorja e Kuvendit Kombëtar deklaroi se në 25 prill ishte një përballje epike, ndërsa iu përgjigj edhe kërkesës së propozuar nga drejtuesi politik për qarkun e Lezhës, Mark Marku.

Teksa ky i fundit parashtroi disa kritika për PD-në, ku kërkoi rithemelim të kësaj force politike, Alibaej iu përgjigj se regjimet kanë treguar se rrëzohen me qëndresë.

Ai tha se analizimi i humbjes së zgjedhjeve do të ishte e mirë që të bëhej në kushtet e pabarazisë me të cilën u përball sipas tij PD-ja. Mes të tjerash Alibeaj tha se për demokracinë ia vlen që të vdesësh edhe në këmbë.

FJALA E PLOTË
Pershendetje
Te nderuar delegate,
Te nderuar demokrate ne gjithe shqiperine
Te nderuar shqiptare patriote

Ne këto kohe te trazuara e kur pesha e halleve dhe shqetësimeve qe asfiksojnë familjet shqiptare përditë dhe pas kampionatit te futbollit sytë e publikut shqiptar jane te gjitha drejtuar tek PD, si shprese apo si zgjedhje e vetmja, pak rendesi ka.

Pike se pari cdokush qe ka privilegjin qe t’ju drejtohet shqiptareve nga kjo foltore e ka per detyrim moral mbi te gjitha t’ju përulet e t’ju drejtohet me nje falenderim te thelle te gjithe demokrateve, per sakrificen, per angazhimin dhe perballjen pothuajse epike te 25 prillit, pavarësisht pozicionit, rolit, hierarkise, te rinj apo kontributore historike, intelektuale apo sipermarres private, student apo fermer. Falenderimi nuk shkon thjesht si nje detyrim etik partiak por mbi te gjitha si nje mirenjohje njerezore qe ne momentet me kritike te vendit moren rrezikun ne sy e u perballem ne nje lufte te pabarabarte te armatosur vetem me moralin dhe kerkesen per dinjitet njerezor ne keto kohe te përzishme qe demokracia ne kete vend kalon.

Te gjithe perjetojme sot dhe prej disa vjetësh, momentin historik qe Shqiperia kalon. Me vareferine e ulur këmbëkryq ne familje, me mungesën e shpresës dhe zgjidhjes. Me deshperimin qe ka kapluar rinine shqiptare, si dhurate e pamerituar qe kohet moderne ia kane përplasur fytyrës pa asnje mundesi alternative. Eshte historik ky moment i Shqiperise sepse largimi po shihet si e te vetmja mundesi shpetimi nga humbja e shpreses qe pushteti kriminal i 8 viteve shpalos perdite me arrogance dhe pandjeshmerine njerezore. Eshte historik se si asnjehere me pare pasiguria per jeten ne cdo cep te vendit e per ccdo pjese te shoqerise eshte makthi dhe preokupimi me i madh. Është historik edhe pse si asnjëherë me pare, porse i krahasuar me simptomat e para ’90 shtypja e pushtetit dhe asgjësimi i lirive njerezore eshte i njejte ne frymezim e ne thelb me ate te para ’90.
Eshte sot, ishte edhe 3 muaj me pare. Ka qene e tille per 8 vjetet e shkuara.

E me kete panoramë a bilanc lufte, quajeni si te doni u prezantuam ne, e ne fakt shoqeria shqiptare ne 25 prill. Ishte kjo fushebeteja me te cilen demokratet ishin thirrur te udhehiqnin ndryshimin. Ajo cka ndodhur ne 25 prill ne fakt eshte ende e fresket. Ndoshta eshte heret per ta quajtur histori ate se cfare beme ne, por ne kete skenar krimi ndaj demokracise, 622 mije shqiptare, 622 zemra e shpirtra shqiptaresh te ndershem e patriote u perballen me kete te keqe duke dhene para se gjithash proven me te forte se nervi i shoqerise shqiptare per te mos u pajtuar me te keqen, madje per ta luftuar ate e per ta bere ndryshe kete vend, eshte gjalle e me I forte se kurre. Kjo nuk duhet harruar asnjehere. Nuk duhet harruar as fakti se ishin demokrate, ishte PD ajo qe iu priu ne kete perballje. Shpesh te anatemuar, te keqkuptuar, te sulmuar, te provokuar, por kush ka thene qe lufta per dinjitet e per lirine e njeriut ka qene e thjeshte dhe e lehte? E perseri 622 mije shqiptare e bene ne ndryshimin ne vetvete. e me shume se kaq, plot gjysma aritmetike e shqiptareve ishin dhe sot jane me shume te gatshem per tu perballur me regjimin.

Nuk ishin zgjedhje, asgje nuk kishte lidhje me demokracine. Qe ne momentin kur ne fushate kur skermitja e dhembeve te pushtetit detyron prinderit te votojne pushtetin nen kercenimin qe kalon tek femijet ne shkolla te bera nga falangat elektorale te zyrave arsimore sic ndodhi ne Lushnje; qe ne momentin kur sulmohet barbarisht biznesi i ndershem fermer e me urdher te vete zvendeskryesminstrit arrestohen sic ndodhi ne Divjake; qe ne momentin kur kompania me e madhe e naftes Albpetroli apo kur edhe te gjitha bashkite ne qarkun Fier, detyruan punonjesit qe paga e tyre te ndahej e me ane te se ciles paguheshin per ato 2-3 muaj edhe 2 tre persona te tjere perkundrejt zhvatjes se votes; qe ne momentin kur per ti hedhur hi syve qytetareve te Fierit ndertohet me investime te huaja qartesisht elektorale e ne mes te fushates me arrogance e prepotence nje gjoja spital qe gjoja do te bente mrekulline per shpirtin qe lengon te demokracise ne vend; qe ne momentin kur nje perbindesh korrupsioni ne Roskovec ndan parate e krimit dhe korrupsionit per te blere varferine; qe ne momentin kur kriminele te veshur me rroben e OSHE verdallisen naten, per te blere voten e fierakeve; qe ne momentin kur drejtues te policise se Divjakes se bashku me pushtetaret lokal shperndajne para naten e zgjedhjeve sic ndodhi po ne Divjake, apo qe ne momentin qe aktivistet tane ndeshkohen me gjoba stratosferike nen alibine e shkeljes se rregullave pandemike, qe ne momentin kur kriminele famekeq ne Lushnje, Fier, te cilet perfitojne tenderat, parate dhe pronat publike – sic e pohojne edhe vete tashme – mbrehin armet e krimit dhe behen njesh me policine e shtetit per te blere vota per pushtetin; qe ne momentin kur policia dhe prokuroria e shtetit largojne nga duart pataten e nxehte te plot 94 kallëzimeve penale, per shkaterrim te procesit zgjedhor, qe ne ato momente kushdo e kupton se zgjedhje nuk ka, se vote te lire nuk ka, se demokracia eshte thjesht mirazh. Ka nje regjim. Ka nje regjim te krimit te ngritur ne pidestalin e pushtetit. E ne kete rast edhe sistemi i vlerave dhe vlersimit eshte teresisht tjeter. Vlera dhe matesi i tyre eshte kurajoja civile per t’u perballur. Eshte testimi nese nervi i eksiztences se individit si qenie poltike eshte ende gjalle. E ne fakt, perballe kesaj sketerre dhe katrahure qe asgje nuk e lidh me demokracine e shekullit qe jetojme, plot 622 mije shqiptare i rezistuan kercenimit, flaken friken, perbuzen joshjen e tundimin.

Eshte ky leksioni me i madh moral qe shqiptaret i dhane poltikes, qe ne fakt mesa duken gjasat, na i dhane neve demokrateve. E ne jemi te destinuar, pa asnje rruge shpetimi te ndjekim kete udherrefim qe shqiptaret na e dedikuan. Eshte barra dhe pergjegjesia jone tashme ta cojme ne fund.

Ne fakt kete jemi perpjekur te bejme edhe keto 4 vjete qe kaluam. Ndoshta kemi qene te tunduar pergjate ketij udhetimi 4 vjecar, ne meandrat dredharake te lojes politike, te ruajtjes se marredhenieve te mira me partnere nderkombetare, te terheqjes ndonjehere ne shenje buonsensi me shpresen e mirekuptimit dhe te kuptimit real te asaj cka I dhemb ketij vendi. Te tilla kane qene aksionet dhe aktet e medha poltike qe nga djegja e mandateve e qe nga bojkoti i zgjedhjeve i dy vjeteve me pare, jo si shenje terheqje, jo si shenje lodhjeje, jo si shenje mungese guximi a fantazie politike, as edhe si provokim per te trazuar qetesine e rreme te stabilitetit te brishte shqiptar, por si kambana alarmi per veshet e atyre qe duan te e kane deshire te degjojne, qe ky vend eshte shnderruar pak nga pak ne nje regjim me plot kuptimin e fjales. Shume njerez na anatemuan, nuk na kuptuan, na keqkuptuan, porse ajo ccka ne 25 prill ndodhi eshte prova me e dhimbshme se ajo cka paralajmeruam e cfare nuk do te donim te ndodhte, tashme ishte realitet. E beme ateher ate aksion dhe ato akte nisur nga ndjesi te qarta morale me shpresën e vaket, se do kishte miq e dashamire qe do u kthjellohej shikimi me arsyeja. Pavarësisht se cili ishte reagimi I miqve dhe dashamireve, ishin shqiptaret qe ne prill treguan se moraliteti ne politike, shpërblen. Kjo ka qene dhe është rruga e drejte sepse është e vetmja. Kësaj duhet t’i qëndrojmë!!

Pas asaj cfare Shqiperia perjetoi ne 25 prill, pas atij zhgenjimi trishtimi dhe zemerimi legjitim qe mbizoteroi, shumekush mund te ngreje pyetje per te ardhmen. Eshte mese legjitime. E ndoshta eshte nje sport kombetar, qe pas zhgenjimit ndaj pritshmerive te medha te ngritura mbi te gjitha prej demokrateve dhe shoqerise shqiptare qe mori ne sy rrezikun per tu perballur, te ngrihen pikepyteje, shigjetime apo qortime per opoziten. Pavaresisht se brenda nesh e ndjejme sensin jorealist dhe te ndershmërisë te ketij vleresimi, ne duhet te perballemi edhe me ate. Prej kesaj psikoze ne duhet te shohim anen pozitive: te gjitha flukset e shoqerise shqiptare, mund te jene pak zemerthyer me ne, e kjo per shkakun e vetem se ata realisht shohin si te vetmen mundesi shpetimi pikerisht Partine Demokratike. Duhet te kemi maturine dhe durimin per ta perceptuar si kerkese apo nevoje te etheshme per ndihme, qe Shqiperia te dale nga katrahura ku e ka zhytur pushteti dhe regjimi. Dhe e kerkojne prej nesh. Vetem prej nesh. E ne fakt, pergjate ketyre 3 muajve paszgjedhore, ka ndodhur me e cuditshmja, Pushteti qe ka vjedhur nuk gezon. Pushteti qe ka vjedhur nuk frymezon. Pushteti qe ka vjedhur thjesht vezhgon dhe i trembet forces sone dhe te shumices se shoqerise shqiptare. Nga ana tjeter ne Partia Demokratike, ne kushtet aspak me te favorshme, respektuam demokracine e brendshme, te drejten per te zgjedhur e per tu zgjedhur. Ndoshta me pak kundrakohe, porse detyrimet thelbesore te demokracise ne cdo kohe duhen respektuar. E ne fakt, demokratet edhe pse pjesa me e lenduar nga masakra zgjedhore e 25 prillit, diten dhe gjeten forca brenda vetes te japin leksion te madh maturie ndaj shoqerise shqiptare: jemi ne regjim; regjimi permbyset me perballje; perballja ka kosto; perballja eshte e vazhdueshme.

Ashtu si pakuptuar, ka dhene leksionin me te madh e ndoshta te vetem per kete situate: mjeti i vetem per te perballur regjimin eshte qendresa. Eshte rezistenca. Eshte persistenca, pa u lodhur, deshperuar apo trishtuar. Qendrese duke u mbeshtetur tek morali dhe vlerat themelore te demokracise. E drejta e votes se lire te shqiptareve eshte frymezimi, aspirata dhe synimi i vetem ne kete beteje. Kjo eshte dhe duhet te jete edhe aksioni politik tashme. Jo vetem i opozites, PD-se por i vete shoqerise shqiptare. Tashme ajo cka deri pak kohe me pare edhe mund te konsiderohej si lufte, beteje apo perpjekje per te fituar qeverisjen, duhet te jete edhe aksioni politik tashme. Jo vetem i opozites, PD-se por i vete shoqerise shqiptare. Tashme ajo cka deri pak kohe me pare edhe mund te konsiderohej si lufte, beteje apo perpjekje per te fituar qeverisjen, duhet te shnderrohet e konsiderohet si beteje, lufte apo perpjekje per rikthimin e demokracise. Duhet te jete ky dhe do te jete ky, misioni i shqiptareve te ndershem e patriote qe i bashkohen kesaj kauze. Duhet te jete dhe do te jete ky sherbimi me sublim qe ne kemi mbi supe. Qofte ai edhe edhe i fundmi sherbim. E ne kete mision, cdokush eshte i mireseardhur. Cdokush qe merr ne sy sakrifice, sepse sakrifice do te jete, cdokush qe refuzon regjimin, gjen te demokratet, tek PD, bashkudhëtarin, partnerin, te ngjashmin. Cdokush qe ka se paku nje arsye brenda vetes per te ndryshuar vendin, e te tilla besoj se kane shumica e shqiptareve.

Ne nisemi sot ne kete rrugëtim. E nisemi ballelart, te ndergjegjshem per veshtiresite, te qarte per per sakrificen, shpesh mund te mos mirekuptohemi nga miqte, por e rendesishme eshte qe trokasim ne zemrat e shqiptareve. Sepse per demokracine e per vlerat e dinjitetit njerezor, per lirine dhe vokacionin perendimor, vlera per cilat kjo parti ka lindur ia vlen te sakrifikoshe e po te jete edhe te vdesesh ne kembe!

Zoti bekofte demokratet, zoti bekofte partiotet
Zoti bekofte shqiptaret dhe Shqiperine

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb