LEZHË

Kandidati i PD për deputet në Lezhë, profesor Mark Marku ka zhvilluar një takim me të rinjtë të këtij qyteti, teksa ka deklaruar se ligji i Arsimit të Lartë do të zhbëhet. Marku tha se do i jepet dinjitet dhe liri stafeve akademike.

“Ne do ta zhbëjmë ligjin e Arsimit të Lartë. Do i japim mundësi zgjedhjeje studentëve, t’i përgatisim për tregun e punës. Dinjitet dhe liri stafeve akademike, kjo është motoja jonë, punë, liri dhe vlerësim”, deklaroi Marku.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb