Ndërsa në Fakultetin e Histori Filologjisë pedagogët do të protestojnë deri të premten, Mark Marku ka denoncuar sot shfaqjen e forcave të policisë në ambientet e këtij Fakulteti.

Duke folur për mediat, Marku akuzoi ministrin Sandër Lleshaj se po përdor policinë për të kërcënuar pedagogë e studentë.

“Sjell policë për të kërcënuar studentë dhe pedagogë. Bashkë me imazhin e qeverisë , këta po shkatërrojnë çdo strukturë shtetërore. I kemi filmuar të gjitha. Do ta çojmë rastin në gjykatë dhe te Avokati i Popullit. Fshiheshin pas mureve që mos tu dilnin fytyrat, ky është imazhi i policisë së Sandër Lleshajt?”, tha pedgogu Marku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb