TIRANE– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku thotë se nuk ka asnjë arsye për koalicion PS-PD, por shprehet se është pro bashkëpunimit mes dy partive kur bëhet fjalë për çshtje me rëndësi për vendin.

Ndërkaq, ai theksopn se thekson se vendit i duhet një opozitë e fortë, dhe PD duhet ta bëjë këtë rol. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Marku tha se PD dhe LSI mund ta bëjnë bashkë këtë opozitë.

“Nuk ka asnjë arsye për koalicion PS-PD. Bashkëpunimi PD-PS ndodh edhe pa koalicion. Nëse bëhet fjalë për integrimin e vendit, normal që do bashkëpunosh. PD nuk ka pse të bashkëpunojë me Ramën nëse ky do të ndëshkojë qytetarët publikisht, me ca mekanizma që nuk janë të nevojshme. Nga ana tjetër PD nuk ka numra që të kushtëzojë Ramën. Përballë Ramës nevojitet një opozitë e fortë”, u shpreh Marku.

Analisti Marku e cilëson të zbehtë fushatën për kreun e ri të PD-së. Ai thotë se dy kandidatët për kreun e partisë nuk kanë sjellë alternativat e tyre për ringritjen e PD-së, apo për mënyrën se si do të bëhet opozitë.

“Gara në PD më duket sikur po zhvillohet në një fushatë të zbehtë. Secili po jep gjykimin e tij për situatën brenda PD, por të dy kandidatët nuk po na e bëjnë të qartë se çfarë lloj opozite duan t’i japin vendit. Momenti kur bëhen zgjedhjet në parti, është që kandidatët të japin idetë e tyre sesi do ta organizojnë atë. Kandidatët janë pa alternativë për PD. Deri më tani nuk ka një platformë për transformimin e PD-së. Nuk jepet alternativa se si do të ringrihet PD, si do të ruhet ekuilibri për të zgjedhurit dhe ata që nuk janë zgjedhur”, u shpreh Marku.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: