Mark Zuckerberg, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebook, zbuloi të premten se do të marrë dy muaj pushime për të qëndruar afër bashkëshortes, e cila do të sjellë së shpejti në jetë vajzën e tyre të parë.

“Studimet tregojnë se kur prindërit i kushtojnë kohën e tyre të sapolindurve, përfitimet janë më të mira si për fëmijët ashtu edhe familjen.”. Zuckerberg, 31 vjeç, zbuloi në muajin korrik se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, që do të jetë vajzë.

“Priscilla dhe unë kemi një lajm emocionues! Ne jemi duke pritur një vajzë”, shkroi Mark për ndjekësit e tij. Zuckerberg zbuloi gjithashtu faktin se ai dhe bashkëshortja e tij janë përpjekur për disa vite me radhë që të kishin një fëmijë dhe se Priscilla kishte pasur tre aborte spontane përpara se të mbetej shtatzënë me vajzën e tyre, pohon krokodili.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: