Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala bëri të ditur sot se Marklen Haka, ish anëtar i bandës së Niklës, ka refuzuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Ajo tha në emisionin “Pikat mbi I” të moderators Ola Bruko se Haka mendon se ka ende mundësi rrugëdalje, prandaj dhe nuk ka pranuar që tregojë emrat se kush e ka qëlluar në dy atentatet që i janë bërë.

“Marklen Haka i mbijetoi një atentati të dytë të mirëorganizuar në Nikël. Ai thotë shumë për botën e krimit, sidomos në një vend si Nikla ku edhe policia e ka të vështirë të hyjë. Haka nuk e pranoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Mendon Akoma se ka një rrugëdalje. Zheji tha që kriminelët që vendosin të pendohen e bëjnë për dy arsye: e para se duan të shmangin një dënim maksimal dhe së dyti duan të shpëtojnë familjen. Kur Hakës iu ofrua statusi, njeriu që ia ofroi i tha: keni një vëlla të vrarë dhe një baba të moshuar, nuk keni asnjë gjë për të humbur. Ai nuk pranoi të nxirrte emrat. Nuk e bëri këtë gjë se realisht mendon se ka një rrugëdalje. Mendoj se do të jetë sërish në shënjestër”, tha Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb