Marko Radas, në një lidhje live me emisionin “Euromania” në News 24, është shprehur se trajnerin Mirel Josa e kishte si baba të dytë, gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e Skënderbeut. Ish-mbrojtësi dhe kapiteni i Skënderbeut ka treguar diferencën mes futbollit në Shqipëri dhe Kroaci.

“Profesor Josa kur ishim te Skënderbeu ishte si një baba i dytë. Profesori për mua ka qenë një shok i madh për mua. Çdo lojtar kishte mundësi të bënte muhabet me të. Ishte shumë mirë për psikologji.

Kroacia kishte ndeshje shumë të vështirë me Anglinë, por dukej sikur ekipit i mungonte motivimi. Kroacia i ka të gjitha, por i duhet vetëm motivimi mendoj unë.  Nuk mendoj se është e limituar. Kemi lojtarë të rinj dhe të mirë. Unë mendoj që vetëm një fitore sot ndaj Çekisë dhe të kalojmë grupin, pastaj do jemi ndryshe. E sigurt që do kapim çerekfinalen.

Futbolli shqiptar dhe kroat? Në Kroaci kemi akademitë dhe sistemin e lojtarëve të rinj. Investohet shumë te moshat. Këtu është edhe diferenca mes dy futbollit të dy vendeve”, – tha mbrojtësi kroat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb