NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

5 portokalle
1 kg sheqer
½ lëng limoni
2 bustina vanilje
1 lgj niseshte
½ gotë ujë
100 gr arra të thërrmuara

Përgatitja

Marrim në fillim cipën e portokalleve, më pas i pastrojmë portokallet nga lëkura. Marrim portokallet një nga një dhe i kalojmë në makinë grirëse.

Në një tenxhere hedhim portokallin e parë të grirë, shtojmë pak sheqer, shtojmë portokallin e dytë përsëri sheqer dhe kështu me rradhë derisa të mbarojnë portokallet.

Vendosim tenxheren në sobë, shtojmë dhe lëkurën e portokallit dhe e përziejmë. Shohim që gjate zierjes fillon një shkumim i lehtë, e largojmë këtë shkumë me një lugë dhe e trazojmë herë pas here marmalatën e portokallit të cilën do ta lemë të ziejë për 25 minuta.

Një lugë niseshte e trazojmë me vaniljen dhe me pak ujë dhe e hedhim tek marmalata duke shtuar dhe arrat e thërrmuara së bashku me pak lëng limoni. Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë marmalatën për disa minuta më pas, pasi të jetë ftohur e vendosim në kavanoz qelqi në mënyrë që të qëndrojë sa më mirë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb