Bepe Marota, administratori i deleguar i Interit, komenton situatën në kampin zikaltër, situatë aspak e mirë sidomos pas tre humbjeve radhazi. Gjithesi, ish-drejtori i Juventusit vendos pikat mbi “i” menjëherë sa i takon çështjes së trajnerit Spaleti. “Spaleti nuk është në dyshim, pozicioni i tij është solid.

Jemi në një moment vendimtar në kampionat, mungojnë 16 ndeshje. është e vërtetë që jemi në një fazë të vështirë, por kemi një shoqëri të fortë, një grup kompetitiv dhe një trajner të aftë.”

Më pas, Marota flet dhe për vërshëllimat e publikut të “San Siros” pas humbjes së fundit ndaj Bolonjës. “Vërshëllimat janë provë dashurie kur gjërat nuk shkojnë mirë. Duhet kuptuar gjendja shpirtërore e atyre që vijnë në stadium”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: