Barazimi me Manchester Cityn në Champions League ka pozicionuar Interin si një nga skuadrat pretendente për të fituar trofeun. Për këtë temë dha mendimin e tij së fundmi presidenti i zikaltërve, Beppe Marotta.
“A e kam parë përsëri finalen e Stambollit? Jo, mendoj se është pjesë e së kaluarës. Ne morëm mësimet e duhura nga ajo humbje. Merkatoja duhet të shkojë paralelisht me fillimin e kampionatit. Shpresoj që nga viti i ardhshëm mbyllja e merkatos të përkojë me fillimin e kampionatit. Kjo do të largonte shqetësimet e shkaktuara për klubet individuale.
Në krahasim me finalen e Stambollit jemi një skuadër shumë më e pjekur. Nëse në kokën time qëndron ideja se mund ta fitojmë Champions League? Po, sigurisht” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)