Drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë Roma vazhdon të jetë një ndër pretendentët kryesor për titull. Marotta gjithashtu tregon se shumë klube kanë kontaktuar për Paul Pogban, por vullneti i lojtarit është të qëndrojë te Zonja e Vjetër.

“Unë besoj se pesë skuadra janë ende në garë për vendin e parë në ligë. Ende nuk ka asgjë të përcaktuar për Scudetto”. “Roma padyshim është një nga rivalë kryesor për titull, shkruan tg. Me ardhjen e Spalletit ata janë ringjallur, po luajnë bukur dhe rezultatet nuk po ju mungojnë”.

“Pogba? Shumë ekipe na kanë kontaktuar për atë, por ai është një lojtar që ne synojmë ta mbajmë. Megjithatë vullneti i lojtarit është të qëndrojë”, ka thënë Marotta për La Domenica Sportiva.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: