Deputeti i PD Tomor Alizoti ka deklaruar se do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut. Ai tha për mediat që nuk është njoftuar për grupin e punës, por se do bashkëpunojë me të gjithë demokratët dhe se protesta është e domosdoshme në këtë vend.

“Mua nuk më ndiqni ndonjëherë me kaq shumë kamera si këta superstarët e politikës, marr pjesë me kënaqësi në çdo protestë kundër Edi Ramës, për grupin e punës nuk më ka njoftuar njeri, Unë do bashkëpunoj me të gjithë demokratët, protesta është e domosdoshme në këtë vend, në PD duhet të ishin marrë mendimet e të gjithë deputetëve. Ju falënderoj dhe për këtë vëmendjen e shtuar sot…”, deklaroi Alizoti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb