Artur Zheji flet për marrëdhënien që ka patur me nënën e tij aktoren Besa Imami

Artur Zheji teksa foli për prindërit në “Dola te Ola”, ishte i dukshëm adhurimi që ai ka për ta.

Kur në studio u shfaq një fotografi e tij me nënën kur ai ka qenë fëmijë, Zheji tha se duke qenë se ka patur prindër të përsosur, gjithmonë ka qenë në garë me veten nëse do të ishte i denjë. Ai tregoi se është rritur me një dashuri të madhe dhe si të ishte një mbret.

Zheji kujtoi se kur kalonte në “Rrugën e Durrësit” kishte një identitet të shtuar për shkak të dy prindërve të mirënjohur dhe kur krijoi personalitetin e tij kishte një rrugë të shtruar.
Për shumë që ndoshta nuk e dinë, mamaja e Artur Zhejit, Besa Imami, është aktorja e cila ka luajtur rolin e Donikës në filmin e njohur shqiptar “Skënderbeu”.

Zheji tha se prindërit e kanë mësuar të krenohej më gjërat që ai bënte në jetë dhe jo me ato që kishte trashëguar. “Prindërit ne nuk i zgjedhim dot, por ne zgjedhim atë që do të jemi”, theksoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb