Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias në asamblenë e përgjithshme vjetore të Shoqatës së Bizneseve dhe Industrive të Peloponezit dhe Greqisë Perëndimore të zhvilluar në Patra, ka bërë një referencë të veçantë për marrëdhëniet greko-turke.

“Sulejmani i Madhërishëm’ në Mesdhe i përket një epoke tjetër.”, është shprehur ai.

Ai u shpreh se argumenti grek është bindës dhe se ka në arsenalin e tij argumentet më moderne të së drejtës ndërkombëtare. Gjatë fjalës së tij, po ashtu Dendias theksoi se Turqia kërkon të imponojë vullnetin e saj duke kërcënuar.

“Unë sinqerisht shpresoj që Turqia ta kuptojë qartë se kjo lloj politike është e bllokuar dhe se duhet të kthehet në rrugën drejt BE, atë të vlerave europiane dhe botërore. Turqi duhet të kuptojë se Greqia mund të jetë një urë për në Europë, një urë për një të ardhme më të mirë, për të cilën besoj fort”, ka thënë ai.

Në vijim, Nikos Dendias vuri në dukje se “në pretendimet dhe rivalitetet që i përkasin shekujve dhe epokave të kaluara, Turqisë duhet t’i bëhet e qartë se politika e gjuajtësve, politika e Sulejmanit të Madhërishëm në Mesdhe, i përket tërësisht një epoke tjetër.  

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb