Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Turqisë kanë dhënë lajmin se Mitsotakis dhe Erdogan do të takohen më 14 qershor.

Pas një ulje të tensioneve, Cavusoglou vizitoi Athinën nën një klimë pozitive dhe caktoi një axhendë me Dendias dhe Mitsotakis.

“Qëllimi i takimit tonë sot ishte të provojmë një proces të negociatave të para dhe normalizimin gradual të situatës në planin afatgjatë,”- tha Dendias.

Ai shtoi se Greqia e Turqia kanë rënë dakord për njohje reciproke të të gjitha vaksinave me njëra-tjetrën.

Takimi midis Mitsotakis dhe Erdogan është i katërti mes tyre dhe do të jetë në Samitin e NATO-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb