Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me eurodeputeten dhe raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka njoftuar se takimi ishtë i rëndësishëmm për gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“Më vjen mirë që sot u takuam me Viola von Cramon, në një nga shkëmbimet tona të rregullta! Diskutuam zhvillimet e fundit në Ballkan dhe gjendjen e tanishme në dialogun e lehtësuar nga BE. Gjithmonë është mirë për të marrë informata nga ‘dora e parë’ për punën e PE dhe angazhimin e saj në rajon”, ka shkruar Lajçak.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb